Theret një burrë në Prishtinë nga persona të panjohur NULL NULL 01.11.2018 15:24 01.11.2018 15:24 Të mërkurën në mbrëmje është raportuar se një burrë është gjetur i therur në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Sipas Policisë, persona të panjohur e kanë therë viktimën me një mjet të mprehtë që dyshohet të jetë thikë, njofton Klan Kosova. Pas raportimit, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe i është ofruar viktimës trajtim mjekësor dhe pastaj është dërguar në QKUK. Ndërsa zyrtarët policorë ende nuk kanë arritur t’i identifikojnë personat e dyshuar, mirëpo kanë theksuar se rasti mbetet nën hetime. klankosova.tv