Theret me thikë një person në Vlorë NULL NULL 09.03.2025 16:46 09.03.2025 16:46 Policia e Shqiperisë, foto ilustruese. Një sherr mes disa personave ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Për pasojë, një 20-vjeçar është therur me thikë, i cili bëhet e ditur se ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikur për jetë. Të dëmtuar me sende të forta kanë mbetur edhe tre të tjerë, të moshës 19, 30, dhe 32-vjeçar, të cilët, pasi morën ndihmën mjekësore, u shoqëruan në polici. Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se është shpallur në kërkim një 25 vjeçar, i dyshuar për therjen me thikë. “Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e çdo shtetasi tjetër të përfshirë në këtë konflikt”.