Theret me thikë një person në Mitrovicë NULL NULL 20.08.2023 12:26 20.08.2023 12:26 thike Një person sot është therur me thikë në Mitrovicë. Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Ilmi Prekazi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugës. Ai ka thënë se sipas informacioneve të para dyshohet personi në fjalë ka mbetur i plagosur pas një mosmarrëveshjeje. “Viktima është dërguar për tretman në Emergjencë, njësitet e policisë janë duke u marrë me rastin në fjalë”, ka thënë Prekazi. I dyshuari është identifikuar, por nuk dihet nëse është arrestuar. /Klankosova.tv