Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Themelorja e Gjakovës konfirmon dënimin e Trim Vokshit

NULL NULL
12.01.2022 14:43

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka hedhur poshtë si të pabazuar kërkesën e të dënuarit Trim Vokshi për rishikim të procedurës penale pas vendimit të Gjykatës së Apelit që ankesën e mbrojtjes e shpalli të bazuar.

Vokshi, nga Gjakova, është i dënuar më tre vite burgim për shkak se është fajësuar për një tentim grabitje, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq, për pretendimet e mbrojtësit të Vokshit se ai në deklaratën dhënë policisë ka pranuar fajin meqë ishte në presion psikik dhe fizik të zyrtarëve policorë pa prezencën e avokatit, Themelorja e ka hedhur të pabazuar në mungesë të një vendimi të formës së prerë që policët i shpall fajtorë.

“Kolegji vlerëson se mbrojtësi është thirrur saktë në bazën ligjore, por se i njëjti nuk ka ofruar asnjë provë të vetme, e cila do të ishe shkak për fillimin e gjurmimit dhe vlerësimit të atyre fakteve dhe provave për të vendosur lidhur me këtë rast”, thuhet në aktvendim.

Fajësia e tij është vërtetuar në tri shkallë, por Vokshi pati thënë se si dëshmi e ka një tatuazh që personi që e ka kryer veprën nuk e ka dhe një video që tregon që në të njëjtën kohë kur ka ndodhur krimi ai gjendej diku tjetër.

Për këtë rast, Klan Kosova pati raportuar muaj më parë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.