Thellohet skandali i rastit të policit me të miturën në Përmet, i dyshuar edhe njerku i saj NULL NULL 18.09.2025 14:53 18.09.2025 14:53 Efektivi i policisë, Artur Ago 56 vjeç Prokuroria e Gjirokastrës ka lëshuar 4 urdhërarreste lidhur me dyshimet për shantazhimin e policit që kryente veprime të turpshme online me një 16-vjeçare. Tre të rinjtë dyshohet se i kanë kërkuar para efektivit 56-vjeçar me inicialet A.A., në mënyrë që të mos i publikonin në rrjetet sociale një video intime që ai pretendohet se kishte me të miturën. Për rrjedhojë, “Balkanweb” raporton se policia arrestoi 2 nga të rinjtë, ndërsa shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tyre. Burime për News24 bëjnë me dije se ndër personat e arrestuar është edhe njerku i 16-vjeçares, i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me të. Sa i takon dënimit apo jo të policit, ende nuk është marrë një vendim nga grupi hetimor. Ndërkaq, media tjetër “NOA”, njofton i polici i dyshuar në këtë rast është Artur Ago. /Klankosova.tv