The Weeknd thyen rekord në Spotify, kënga e tij u dëgjua mbi 300 milionë herë për një muaj NULL NULL 28.02.2023 16:48 28.02.2023 16:48 The Weeknd është bërë artisti i parë në historinë e Spotify që ka arritur 100 milionë dëgjues në muaj, ka konfirmuar shërbimi i transmetimit. Ylli tashmë ka këngën më të klikuar të të gjitha kohërave, “Blinding Lights”, e cila është dëgjuar 3.4 miliardë herë. Vlerësimi i tij i fundit vjen disa ditë pasi ai publikoi një remix të ri të “Die For You” me Ariana Grande. Kënga e 2016-ës ka shijuar një jetë të re pasi u bë virale në TikTok. The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, është bërë një nga yjet më të mëdhenj të top-listave të dekadës së fundit, me më shumë se 45 këngë platinum dhe albume. I lindur në Toronto nga emigrantë etiopianë, ai ngarkoi këngët e tij të para në YouTube në vitin 2010, duke shfaqur një pjesë të errët dhe eksplicite të R&B që përfshinte përdorimin e drogës, seksin e rastësishëm dhe tjetërsimin. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Arte pamore Instalacioni “Mendoj për Ty” i artistes Xhafa-Mripa u shfaq edhe në hapësirat publike të Strasburgut 4 orë më parë
Kulturë Oasis rikthehet pas 16 vjetësh, Liam dhe Noel Gallagher dalin dorë për dore në skenë 10 orë më parë
Kulturë Kalaja e Gjirokastrës “magnet” për turistët, në 6-mujorin e parë të këtij viti, mbi 100 mijë turistë 1 day