Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

The Rolling Stones shpëtuan Metallica-n nga ndarja

NULL NULL
20.06.2019 12:34

Bateristi i bendit Metallica, Lars Ulrich, ia ka dhënë meritat bendit tjetër The Rolling Stones që këta të parët nuk ishin ndarë pas shumë grindjeve dhe përplasjeve me njëri-tjetrin.

Ata kanë pohuar se pjesëmarrja në një tur me bendin anglez iu kishte ndihmuar që ata të ktheheshin në formën e tyre më të mirë.

“Për ne gjithçka ka të bëjë me të ftuarit e njerëzve dhe ta bëjmë veten sa më të qasshëm që është e mundur për fansat tanë. Ajo peridhë [2004] sigurisëht që nuk ishte e lehtë për ne, dhe që nga atëherë, kemi mësuar kufinjtë dhe ku janë pikat tona të thyerjes”, ka thënë Ulrich për The Sun.

“Ajo ishte koha e vetme kur ne kishim një pauzë të vërtetë – nuk e kemi ndalë bendin tonë që 14 vjet, por qemë zhdukur atë vit për rreth një vit”.

“Dhe pastaj na thirrën The Rolling Stones dhe na thanë ‘ejani performoni me ne në disa kocnerte në Kaliforni’, dhe ne disi pranuam pasi që nuk i thoni JO atyre, andaj kjo ishte e tëra. Na e dha fillimin edhe njëherë”, ka vijuar mes tjerash ai.

lajme të ngjashme