“The Ribbit” 2D, vetëm gjatë vikendit NULL NULL 11.09.2015 17:48 11.09.2015 17:48 Filmi “The Ribbit” do të vazhdojë të shfaqet vetëm në ditët e vikendit në ora 14:00 dhe 16:00 në kinemanë ABC. Personazh i filmit është Ribiti një bretkë me problem identiteti. Ndryshe nga bretkocat e tjera, ai nuk ka qejf të kërcejë dhe ka frikë nga uji. Kështu, ai ka shumë pyetje për jetën. Së bashku me shokun e tij, ketrrin fluturues, ai niset në një udhëtim për ta gjetur të vërtetën, dhe vendin e tij në botë. Hutimi bëhet më i madh kur bretkun e hipnotizojnë dhe ai mendon që është njeri i mbyllur në trupin e bretkocës. Në fund, Ribiti e kupton se të jesh bretkocë nuk është gjë e keqe dhe që të dashurën e ka pasur aty pranë. Në rolet kryesore në këtë film në regji të Chuck Powers luajnë : Sean Astin, Tim Curry, Rusell Peters.