The Guardian për Edi Ramën: Një kryeministër artist NULL NULL 15.11.2016 15:00 15.11.2016 15:00 Gjiganti britanik, The Guardian, ia ka kushtuar një shkrim të tërë kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Aty nuk shkruhet për jetën e tij politike por për sensin e veçantë artistik, transmeton Klan Kosova. Guardian shkruan për Ramën kështu: “Mund të debatoni se cili shtet ka zbukurime më së shumti në zyren e kryeministrit: në Elysee, në Kremlin apo në Pekin. Por asnjë zyrë nuk është si e Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë. Muret e zyrës së tij në Tiranë janë të mbuluara nga qindra piktura: shumëngjyrëshe, copëza të forta abstrakte, me rrjedhje të ngjyrave në formë spirale nga burimi. Kopertina na del të na jetë dizajni i vetë kryeministrit. “Arti nuk mund ta fisnikëroj politikën”, më tha Rama kur u takuam në një natë të nxehtë në Tiranë. “politika, me çmendurinë e saj, ndonjëherë mund ta bëjë artin edhe më të bukur”. Rama është shumë i rrallë: jo një politikan me prirje artistike, por vërtetë një artist me shije që ka fuqi. Një ish profesor arti, që nuk kishte qëllim të hynte në jetën publike – por kur e bëri, nuk e braktisi tërësisht karrierën e tij të parë. Tani, mes debateve për anëtarësim në BE dhe grindjeve të rastit me fqinjët ballkanik, Rama është duke e përgatitur ekspozitën e tij të parë në SHBA, në galerinë Marian Goodman në New York. Kjo me siguri është hera e parë që një kryeministër shfaq ekspozitën e tij në një prej galerive më të mëdha në botë: madje edhe George W Bush, që filloi të pikturojë pas presidencës, nuk mund të shfaqte jashtë biblotekës së tij në Dallas. Rama që udhëheq partinë socialiste, erdhi në pushtet në vitin 2013. Më herët kishte kaluar 11 vjet si kryebashkiak i Tiranës, një nga kryeqendrat më të varfra në Evropë. Me pak para për ta rregulluar infrastrukturën e qytetit, Rama ndërmori një veprim që t’i kthejë me ngjyra ndërtesat e kohës së komunizmit. Ka një energji që e vënë re menjëherë kur ecën rrugëve të Tiranës, një energji si askund tjetër në Ballkan: një qytet i të rinjve, mutlitenik dhe njëmend me shumë ngjyra”, shkruhet mes të tjerash në shkrimin e Guardian dedikuar Ramës. Më pas në këtë shkrim tregohet për biografinë e Ramës, si dhe për jetesën në Shqipërinë diktatoriale. “Rama ka lindur në Tiranë në vitin 1964: babai i tij ishte skulptor që punonte në bazë të stilit zyrtar socialist. Shqipëria në atë kohë ishte nën pushtetin e Enver Hoxhës, një diktator mosbesues, madje më paranojak se sa homologët e tij jugosllav dhe rumun shtypte artin modern dhe ndikimet nga jashtë. “Vala e parë”, shpjegon Rama “ishte vala kundër religjionit. Në vitin 1967, Zoti u ndalua. Më shumë se 2 mijë kisha dhe xhamia u shkatërruan me dinamit dhe 300 mijë punime religjioze të artit dhe libra u dogjën në rrugë. Nuk mund të gjeja një mënyrë që të mbijetoja në takimet e gjata si ministër. Pikturimi më ndihmoi që të dëgjoja. Më pas në vitin 1974 erdhi vala e dytë, nën ndikimin e historisë së dashurisë së tij të madhe me Kinën komuniste. Arti dhe kultura e shekullit 20-të ishte e ndaluar”, tha Rama për Guardian. Tek akademia e artit në Tiranë, ku Rama ishte regjistruar si adoleshent, takimi i tij i parë me literaturën mbi historinë e artit ishte ‘The Artist’s Studio’ i Gustave Courbet, një panoramë reale e 1854-55. “Pas saj, ishte një mur i bardhë. Profesori i historisë së aritit do na tregotnte se si u zbuluan gjërat e këqija. Disa fëmijë të vegjël borgjez, që e quanin veten impresionist braktisën klasat e punës dhe pikturën e transformuan në iluzion. E më pas skizofreni Vincent van Gogh, më pas antisociali Paul Gauguin dhe i ligu Pablo Picasso. Të gjitha vetëm fjalë. Pamjet ishin të ndaluara”. Udhëtimet ishin gjithashtu të ndaluara. Deri në vitin 1990, shqiptarët nuk lejoheshin që të dalin jashtë vetëm përveç ndonjë pune zyrtare. Rama që është më i gjatë se 1.90 centimetra, iu bashkua ekipit kombëtar të basketbollit – por jo vetëm për shkak të dashurisë ndaj lojës. “Një nga grupet e vetme që mund të udhëtonin jashtë vendit atë kohë ishin sportistët. Arsyeja pse luaja dhe që dëshiroja të hyja në ekipin kombëtar ishte që të mund t’i shihja muzetë. Më kujtohet udhëtimi im i parë për në Vjenë, ën vitin 1984, një ditë shumë e ftohtë. U largova nga hoteli dhe eca shumë për në muzeun e Kunsthistorisches. A mund ta merrni me mend dëshpërimin tim kur e gjeta muzeun e mbyllur, pasi e marta ishte dita kur ishte e mbyllur? Kështu që prita edhe pesë vjet, për udhëtimin tim të dytë, për në Bremen. Të largoheshe nga hoteli ishte një risk i madh, pasi duhej që të qëndronim me ekipin. Shkuam për në muzeun modern të Bremen dhe ende më kujtohet aroma unike e parketit dhe tingujt e heshtjes. Ishte mëngjes. Askush nuk ishte aty. Së pari ishte Rodin dhe më pas isha para Picassos. Nuk mund të besoja”, u shpreh Rama për The Guardian teksa kujton herën e parë kur arriti të hyjë në një muze ku pa pikturat e piktorëve për historinë e të cilëve kishte lexuar shumë. Rama u bë profesor në Akademinë e Arteve në Tiranës, në ditët e fundit të komunizmit dhe mori pjesë në protestat që kërkonin demokracinë. Ai kishte fituar një bursë në Paris. Ai mund të qëndronte në Francë, por në vitin 1998, përderisa ishte në Tiranë për funeralin e babait të tij, ai pranoi një telefonatë që ia ndryshoi karrierën – kryeministri i atëhershëm po riorganizonte kabinetin e tij dhe po kërkonte një ministër të kulturës. Nuk kishte buxhet të bollshëm, por Rama arriti që të realizojë ekspozitën e parë të artit ndërkombëtar, duke sjellë kështu për herë të parë për kombin e izoluar artistët evropian. Ishte koha kur ishte si ministër i kulturës, kur Rama filloi të shkarravitë pa e vënë re. “Nuk mund të gjeja një mënyrë se si t’i mbijetoja atyre takimeve të gjata. Pikturimi më ndihmoi që të dëgjoja. Vetëm më vonë lexova studime që tregonin që shkarravinat e përmirësojnë koncentrimin dhe e ulin stresin. Është një proces që është bërë pjesë e imja. Dhe është shumë e frytshme. Nëse jam në një rrethanë kur nuk mund ta bëjë, ndihem nervoz, thjesht ndihem sikur nuk jam aty”, shprehet Rama. Kryesisht, Rama punon në zyre. Këto nuk janë piktura të cilat i realizon për hobi një të diele: këto janë bërë në tavolinën e njeriut më të fuqishëm në shtet, në kohën kur ai takon ministrat apo merr vendime. Shumica prej tyre janë printuar në A4 nga Microsoft Outlook i orarit të kryeministrit – lulet- lulëzojnë dhe përbindëshat dalin në sheshnga orët e ngjeshura të ditës së politikanit. Pikturat, me koloritin e tyre te ngjyrave dhe kornizat gjarpëroshe, nuk ilustrojnë, apo veçojnë, vështirësitë dhe dëshpërimet politike. Përkundrazi, ato ritheksojnë individualitetin e një njeriu, puna e te cilit është t’i përfaqësojë të tjerët. Shqipëria vazhdon të jetë e varfër. Korrupsioni vazhdon të jetë endemik, edhe pse Rama ka bërë progres. Nën udhëheqjen e Ramës, Shqipëria po troket në dyert e Bashkimit Evropian – ku shumë shtete dëshirojnë t’u bashkohen, pavarësisht Brexit – ndonëse negociatat e fundit janë ngadalësuar. “Jemi në një lloj afere. Ne shpresojmë që fillojmë negociatat për martesë dhe që BE-ja do të jetë aty kur ne do të jemi të gatshëm të jemi nuse”, ka thënë Rama duke iu referuar hyrjes së Shqipërisë në BE. “Kur u bëra ministër, mendova që arti ishte zhdukur njëherë e mirë. Stresi e barra ishin të mëdha. Një betejë e përditshme për gjërat që nuk mund t’i imagjinosh. Dhe kur ndodh kjo?. Kam menduar që politika është lufta e përditshme e arti është si lutje”, tha Rama për Guardian. Ekspozita e Ramës në galerinë Marian Goodman në New York, do të jetë e hapuar deri më 23 dhjetor.