Kryeprokurori i ri, BE: Ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar NULL NULL 15.07.2026 16:25 15.07.2026 16:25 Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e ka mirëpritur emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit z. Zejnullah Gashi, pas më shumë se katër vitesh marrëveshjesh për detyrën e prokurorit. Në reagimin e BE-së thuhet se përpara zotit Gashi është zbatimi i një mandati të përqendruar në sigurimin e integritetit dhe llogaridhënies prokuroriale dhe luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Ndërkohë të marten ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, e ka nënshkruar dekretin për emërimin e Zejnullah Gashit, në postin e kryeprokurorit. Gashi zyrtarisht e ka nisur detyrën sot me një mandat 7 vjeçar.