Thaçi takon diplomatin amerikan Philip Reeker NULL NULL 07.06.2019 13:21 07.06.2019 13:21 Presidenti Hashim Thaçi, në margjinat e forumit ndërkombëtar GlobSec në Bratislavë, takoi diplomatin amerikan Philip Reeker, zëvendës sekretar i shtetit për Evropë dhe Euroazi, me të cilin bisedoi për vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Thaçi dhe Reeker diskutuan për mundësinë e arritjes së një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Është proces i vështirë, por ende besoj që mund të arrijmë një marrëveshje paqësore, finale e gjithëpërfshirëse”, u shpreh Thaçi. Nga ana tjetër, Philip Reeker, u pajtua për nevojën e vazhdimit të dialogut dhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Numri një i Kosovës ka theksuar se angazhimi amerikan në këtë proces është garancë për Kosovën. “Angazhimi amerikan është besim dhe garancë për Kosovën në procesin e dialogut”, ka thënë presidenti Thaçi./klankosova.tv/.