Thaçi pas takimit me Vuçiqin: Edhe Kosova edhe Serbia do të përfitojnë nga përfundimi i procesit NULL NULL 16.05.2018 19:01 16.05.2018 19:01 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar se sot në Sofje e ka zhvilluar një takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e Shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. “Procesi nuk do të jetë fare i lehtë për Kosovën, as për Serbinë. Nuk do të ketë 100 përqindësh për askënd”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova. “Do të ruhet integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës”. “Jam pothuajse i sigurt se procesi do të përmbyllet me një konkluzion ‘win-win’ [të dyja palët fituese], i cili nënkupton që edhe Kosova edhe Serbia të kenë të ardhme konkrete europiane”. “Nuk do të ketë të humbur – edhe Kosova, edhe Serbia do të bëhen pjesë e familjes evropiane. Nuk do të cenohet njëri ose tjetri shtet. Jam i bindur se ky proces do të rezultojnë suksesshëm”, ka thënë Thaçi në Info Magazine. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025