Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi, Osmanit: Sot mund edhe mos ta përmendësh UÇK-në, por kjo veç e rrit legjendën e tyre

NULL NULL
12.06.2020 12:56

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi e ka quajtur ‘të vogël’ Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pasi sipas saj mohoi sakrificën e UÇK-së.

Sipas deputetes së PDK-së, e cila është dhe mbesa e Presidentit Hashim Thaçi, ky veprim i Kryetares së Kuvendit vetëm sa e rrit lavdinë e të gjithë atyre që kontribuan për lirinë, njofton Klan Kosova.

”Vjosa Osmani, sot mund edhe mos ta përmendësh Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, mund edhe ta mohosh atë, por kjo veç sa e rrit legjendën dhe lavdinë e gjithë atyre djemve e vajzave qe dhanë gjithçka për këtë liri që të gjithë e gëzojmë. Vjosa Osmani, sa e vogël je!”, shkruan Evgjeni Thaçi.

 

lajme të ngjashme