Thaçi: Kosova ishte më e rëndësishme se sa fati im personal NULL NULL 18.02.2026 14:33 18.02.2026 14:33 Ish-presidenti Hashim Thaçi theksoi para trupit gjykues, se Kosova ishte më e rëndësishme se sa vetë fati i tij, raporton Klankosova.tv. Ai rrëfeu si u bëri thirrje serbëve lokalë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të ndërtojnë jetë me kosovarët, derisa theksoi se kjo nuk ishte aspak e lehtë për të. “Por ishte gjëja më e drejtë dhe e duhur që mund të bëja. Kosova ishte më e rëndësishme se sa fati im personal”. “Gjatë kësaj kohe, i vetmi pushtet që kisha unë, ishte pushteti i zërit tim, unë përdora zërin tim për të promovuar një shoqëri shumë etnike e tolerante në vendin tim”. “Kur në Kosovë hapeshin varre për mijëra viktima, të zhdukur nuk gjendeshin, mijëra pengje shqiptare ishin marr me vete në Serbi, dhimbja ishte e thellë, e ajo që po bëja mund të kishte edhe pasoja fizike dhe elektorale”, deklaroi Thaçi.