Tetovarët me vëmendje nga Kuvendi për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut (VIDEO) NULL NULL 28.01.2024 11:40 28.01.2024 11:40 Qytetarët e Tetovës janë duke përcjellë procesin për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Për Klan Kosova, Izmit Kurtishi ka thënë se është skeptik se për këto ditë sa i ka qeverisje Xhaferi do të bëhet ndonjë gjë pozitive për shqiptarët. “Simbolika është e rëndësishme si kryeministër i parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Por sa i takon ndonjë efekti pozitiv unë nuk besoj në të për shqiptarët e kam fjalën, do të vazhdojë të ketë kontinuitet të politikës së njëjtë shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj shqiptarëve”, ka thënë Kurtishi. Ndërsa, Zulqufli Ajvazi është shprehur se Xhaferi është meritor që të bëhet kryeministër i Maqedonisë së Veriut. “I ka të gjitha karakteristikat për të udhëhequr një shtet, e ka treguar veten me të gjitha pozitat që i ka pasë deri tani, është moment i duhur, mendoj se rolin kryesor do ta ketë për organizimin e zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut besoj se do të udhëheq mirë”, ka thënë Egazi.