Tetëvjeçarja e guximshme, përleshet me të armatosurit që i sulmuan babain (VIDEO) NULL NULL 02.10.2018 22:30 02.10.2018 22:30 Bastisja e shtëpisë së një vogëlushe në Filipine, dhe sulmi që bënë ndaj babait të saj, duket se iu nxori punë disa grabitësve. Kjo pasi sipas pamjeve të publikuara nga Mail Online, për një moment është kapur çasti kur tetëvjeçare përplaset disa herë me grabitësit që tentuan të vidhnin në shtëpinë e saj, njofton Klan Kosova. Brielle Minia Alba po luante në rrugën pranë shtëpisë së saj, në Cavite kur një grup prej 4 burrash shkojnë në shtëpi duke u paraqitur si shitës DVD-sh. Banda e maskuar kërcënoi familjen e Brielle me armë, por ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga vendi i ngjarjes, vajza trime goditi njëri prej tyre dhe sulmoi një tjetër. Grabitësit morën disa sende me vlerë në banesë. Megjithatë, përleshja nuk përfundoi pa pasoja për 8 vjeçaren, pasi ajo përfundoi në spital me hundë të thyer.