Tetëvjeçari nget makinën, vetëm për të ngrënë hamburger NULL NULL 13.04.2017 19:04 13.04.2017 19:04 Një fëmijë tetëvjeçar ka marrë makinën e babait të tij për të shkuar në McDonald, një fast food i njohur në Amerikë. Ai kishte motrën e tij katërvjeçare si pasagjere, ndërkohë që prindërit e tyre po flinin. Punonjësit menduan se ishte një lojë kur djali porositi hamburger nga dritarja dhe kërkoi të paguante me kartën e kreditit. “Punonjësit menduan se prindërit ishin mbrapa, por ata nuk ishin. Unë mendoj se kjo është një mënyrë e mirë e të mësuarit. Me teknologjinë, fëmijët do të mësojnë gjithcka. Djali mësoi ti jepte makinës nga Youtube. Ndoshta ai ka parë ndonjë video për 5 minuta dhe më pas ishte gati për ti dhënë makinës,” – ka thënë roja i ambientit, Jacob Koehler. Sipas policisë, nuk u shkaktua asnjë dëm, dhe çuditërisht djali nuk bëri asnjë aksident apo përplasje të vogël me makinë. Ngjarja ka ndodhur në Ohio të dielën në mbrëmje, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.