Tetë të shëruar nga Covid-19, numri i përgjithshëm shkon në 79 NULL NULL 16.04.2020 23:18 16.04.2020 23:18 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot janë shëruar edhe tetë persona nga koronavirusi, njofton Klan Kosova. IKSHPK me anë të një njoftimi për media bëri të ditur se po ashtu sot janë shënuar edhe 26 raste të reja me Covid-19, duke e quar numrin e përgjithshëm në 449. “Sot më 16 prill 2020, janë shëruar edhe tetë (8) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 79”. “Më datë 16 prill 2020, nga Klinika Infektive janë raportuar edhe dy raste të vdekjes.Rasti i parë, e gjinisë femër me moshë 73 vjeç nga Llugaxhi-Pejë, e konfirmuar me COVID-19 me datë 26.03.2020. Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe trajtuar në Mjekimin Intenziv nga data 25.03. -16.04.2020, e intubuar dhe në respiratore. Pacientja ka patur sëmundje shoqëruese (Inflitrim pulmonar, Hipertension arterial dhe kardiomiopati)”. “Rasti dytë: e gjinisë femër me moshë 71 vjeç nga Smrekonicë-Vushtrri, e konfirmuar me COVID-19 me datë 05.04.2020. Pacientja është referuar nga QE e spitalit të Vushtrrisë dhe hospitalizuar në Klinikën Infektive me 05.04.2020 në gjendje të rënduar. Pacientja ka patur sëmundje shoqëruese (Inflitrim pulmonar, Hipertension arterial dhe kardiomiopati)”, thuhet në njoftim. Nga data 08 shkurt deri më 16 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.915 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej katërqind e katërdhjetë e nëntë (449) me njëmbëdhjetë (11) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.448 kontakte të rasteve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë