Testin e Arritshmërisë e kalojnë 48.35% e nxënësve, rezultatet më të mira në gjuhën angleze NULL NULL 06.07.2026 19:57 06.07.2026 19:57 Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se është përmbyllur procesi i përpunimit të rezultateve të Testit të Arritshmërisë për vitin 2026. Sipas kësaj ministrie, në këtë test kanë marrë pjesë 21,982 nxënës, ndërsa arritshmëria mesatare e përgjithshme në nivel vendi është 48.35%. “Analiza e rezultateve sipas lëndëve tregon se arritshmëria më e lartë është shënuar në Gjuhën angleze 65.97%, Histori 62.23% dhe Gjuhë shqipe 54.63%. Ndërkaq, arritshmëria më e ulët është evidentuar në Kimi 37.68% dhe Matematikë 37.93%, pasuar nga Biologjia 40.83%, Fizika 45.33%, Informatika 47.87% dhe Gjeografia 47.84%.”, thuhet në njoftim. Sipas këtij dikasteri, rezultatet e Testit të Arritshmërisë ofrojnë një pasqyrë të nivelit të përvetësimit të kompetencave nga nxënësit në përfundim të arsimit të mesëm të ulët dhe do të shërbejnë si bazë për identifikimin e prioriteteve dhe planifikimin e masave në përmirësimin e cilësisë në arsim. /Klankosova.tv