Testimet e frymëmarrjes për të detektuar kancerin? NULL NULL 06.01.2019 12:30 06.01.2019 12:30 Ka nisur një testim klinik përmes të cilit po tentohet që të detektohet prezenca e kancerit në organizëm duke testuar frymëmarrjen. Hulumtuesit duan të gjejnë në qoftë sinjale të kacereve të ndryshme mund te vërehen në molekulat e frymës. Ekipi nga Kembrixhi do të marrë dhe analizojë kampione të frymëmarrjes nga 1,500 persona, disa prej të cilëve vuajnë nga kanceri. Në qoftë se kjo teknologji rezulton e suksesshme, besohet se testimet e frymëmarrjes mund të përdoren nga mjekët në mënyrë që të definojnë në qoftë se pacientët kanë nevoje për testime të mëtutjeshme.