Tërmeti në Dibër dhe në Kukës, ministria njoftim zyrtar NULL NULL 19.01.2020 14:57 19.01.2020 14:57 Dy tërmete kanë goditur Shqipërinë brenda pak minutash, njëri në Kukës dhe tjetri në Peshkopi. Fillimisht u njoftua për tërmete me magnitudë 4.6 dhe 4.5 ballë, teksa më vonë ministria e mbrojtjes ka bërë me dije se kanë qenë 3.9 dhe 3.8, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova. Në Kukës lëkundjet kanë qenë të forta, dhe janë ndjerë edhe në Tiranë dhe Shëngjin. Njoftimi: Sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lëkundje me magnitudë 3.8 dhe 3.9 të shkallës rihter janë ndier në Dibër e Kukës. Nuk raportohen dëme nga shtabet e EC në këto dy bashki. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.