Tërmeti i fuqishëm në Stamboll, moderatorja televizive shkundet LIVE (VIDEO) NULL NULL 23.04.2025 14:42 23.04.2025 14:42 Një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës së Rihterit ka goditur Turqinë Perëndimore ditën e sotme, duke shkaktuar panik kryesisht në rajonin e Stambollit. Tërmeti është ndjerë në zona të ndryshme të vendit, gjë e cila është kapur edhe në kamerat televizive gjatë transmetimeve live. Edicioni turk i gjigantit CNN ka qenë në transmetim direkt, kur moderatorja e një emisioni, Meltem Bozbeyoglu, derisa ishte duke diskutuar me të ftuarit, nis të shkundet. Më pas ajo i kërkon dikujt përmes kufjes së saj që të thërrasë nënën e saj. “Jam 32 vjeçe dhe kjo është hera e parë që përjetoj një tërmet kaq të madh”, thotë ajo, transmeton Klankosova.tv. Ajo i lë nënës së saj një mesazh: “A mund të më kontaktoni ju lutem në WhatsApp”. “Isha e frikësuar, kërkoj falje nëse ju bëra panik”, u thotë ajo shikuesve. BBC raporton se së paku një ndërtesë e braktisur është shembur pjesërisht në lagjen Fatih të Stambollit pas një serie tërmetesh. Pamje nga ndërtesa e shembur në Stamboll pas tërmetit. Foto: Getty Images Nuk dihet ende nëse ka viktima. Autoritetet po u bëjnë thirrje njerëzve që të mos shkojnë pranë ndërtesave që mund të dëmtohen.