Tërheqja ndërmjet meshkujve e femrave NULL NULL 20.11.2015 20:24 20.11.2015 20:24 Femrat janë atraktive për meshkujt për shumë arsye, gjithashtu edhe meshkujt për femrat. Por janë disa karakteristika në veçanti që edhe meshkujt i kërkojnë tek femrat e edhe femrat tek meshkujt. Ja dhjetë prej gjërave që meshkujt dhe femrat kërkojnë për njëri-tjetrin: 1.Femrat: Pa as një studim të bërë mund ta dish që femrat i dashurojnë meshkujt me një potencial të lartë dhe të jenë mirë me financa. 2.Meshkujt: Për ta asgjë nuk është më tërheqëse se sa një vajzë që e dinë çka dëshiron nga jeta dhe të përqendrohet që të arrijë atë. 3.Femrat: Tek meshkujt pëlqejnë një zë të trashë, që nënkupton që është i shëndetshëm. 4.Meshkujt: Ata nuk dëshirojnë një bisedë pa ndonjë shaka ndërmjet, kështu që ata pëlqejë shumë femrat me sens të humorit. 5.Femrat: I dëshirojnë meshkujt e gjatë. 6.Meshkujt: I tërheq shumë një vajzë e mençur dhe e shkolluar, sepse ata dëshirojnë që të kenë biseda inteligjente mes tyre. 7.Femrat: Ato gjithashtu pëlqejnë meshkujt që kanë sens të humorit, që i bëjnë të qeshin. 8.Meshkujt: I dëshirojnë vajzat pasiononte, ato që kanë një gjë të vlefshme në jetë dhe flasin me pasion për të. 9.Femrat: Pëlqejnë një trup të formuar. 10.Meshkujt: Pëlqejnë vajzat që qeshin shumë dhe që nuk kanë frikë të tregojnë anën e tyre të humorit, shkruan 10 minuta.