Tërbohet Raphinha: Do ta q**** Argjentinën NULL NULL 24.03.2025 20:44 24.03.2025 20:44 Sulmuesi i Brazilit, Raphinha, është shprehur i bindur se ata do ta mundin kampionin botëror, Argjentinën, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës. Ylli i Barcelonës në një bisedë me legjendën e Seleçaos, Romarion, tha se do të japë gjithçka në takimin kundër rivalëve të përjetshëm nga të cilët kanë pësuar në dy finalet e fundit të Kupës së Amerikës. Raphinha: “Ne do ta mundim Argjentinën, pa dyshim. Brenda dhe jashtë fushës, nëse është e nevojshme.” Romario: “Do të shënosh një gol?” Raphinha: “Po, do të jap gjithçka.” Romário: “T’i q*sh?” Raphinha: “T’i q*jmë”