Ter Stegen drejt largimit nga Barcelona NULL NULL 25.12.2025 11:09 25.12.2025 11:09 Marc-André ter Stegen po shqyrton seriozisht largimin nga Barcelona gjatë merkatos së janarit. Arsyeja kryesore nuk lidhet vetëm me konkurrencën nga Joan Garcia, por me objektivin e madh të portierit gjerman, të jetë pjesë e Gjermanisë në Kupën e Botës. Mungesa e vazhdimësisë dhe problemet fizike kanë ulur rolin e tij te Barça dhe klubi katalanas nuk do që ai të largohet por është i hapur për një zgjidhje nëse lojtari kërkon më shumë minuta. Sipas mediave spanjolle, për portierin gjerman janë të interesuara disa skuadra.