Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tepelenë: Gjendet një gjysmë kafkë e njeriut në afërsi të një shpelle

NULL NULL
21.01.2024 23:39
Policia shqiptare
Foto ilustruese

Një gjysmë kafkë e njeriut është gjetur në afërsi të një shpelle në vendin i cili quhet “Gurti i Lenecit” në Tepelenë.

Policia thotë se dyshojnë se kafka e cila u gjet mbrëmjen e së dielës është e vjetër dhe mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë.

Territori u kontrollua nga policia, por nuk janë gjetur mbetje të tjera kockore, raporton Tvklan.al, transmeton Klankosova.tv.

Hetimet janë duke vazhduar në mënyrë që të zbardhet në tërësi ky rast.

 

lajme të ngjashme