Tentuan të vidhnin në një market, pesë të arrestuar në Fushë Kosovë NULL NULL 16.03.2025 19:28 16.03.2025 19:28 Foto ilustruese e arrestimit. Policia në Fushë Kosovë ka identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar të cilët dje kishin tentuar të kryejnë vjedhje në një market në rrugën “Pajazit Islami”. Të arrestuarit janë: M, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, E. G, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. G, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, L. A, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. M, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë si dhe rreth 3 raste të tjera të natyrës së njëjtë në të cilat dyshohet të jenë të përfshirë personat e arrestuar./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.