Tenton ta kalojë kufirin me ryshfet, shoqërohet në polici shtetasi i Shqipërisë NULL NULL 10/06/2021 10/06/2021 Policia Kufitare e Kosovës në pikë kalimin kufitar në Qafë Prush ka shoqëruar në stacion policor një shtetas të Shqipërisë, pasi që i dyshuari i kishte ofruar ryshfet prej 20 euro zyrtarit policor në pikën kufitare. I dyshuari kishte tentuar që përmes dhënies së ryshfetit ta kalojë kufirin pa dokumentin përkatës. Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt.
Kosova Nikaj: Kurti këndej ha shtalba, këndej flet për luftë, por me rrymën nuk merret (VIDEO) 15/08/2022