Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tentoi ta sulmonte policin, arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut

NULL NULL
18.07.2024 09:19
Policia e Kosoves

Një person, shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar pasi që i njëjti ka tentuar ta sulmonte një polic pasi që nuk ka përfilluar urdhrat e personit zyrtar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i RMV, pasi që nuk ka përfillur urdhrat e personit zyrtar dhe ka tentuar edhe ta sulmojë fizikisht zyrtarin policor. I dyshuari pasi është sjellë ne stacion policor i është bërë matja e alkool testit dhe ka rezultuar prezenca e alkoolit dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Rasti ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Gjilan, njofton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme