Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tentohet largimi i billbordit të Thaçit dhe Veselit në Mitrovicë (VIDEO)

NULL NULL
25.03.2026 14:48

Gazetari korrespodent i Klan Kosovës, Urall Boshnjaku ka bërë të ditur se billbordi me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin u tentua të largohej në Mitrovicë.

Në emisionin “Kosova Today”, Boshnjaku tha se ky billbord nuk u largua dhe vazhdon të mbetet stoik në qytetin e Mitrovicës, transmeton Klankosova.tv.

“Veteranët kanë dalë ne vendin ku ndodhet billbordi me figurat e Thaçit dhe Veselit, ku kanë penguar zyrtarët për ta larguar të njëjtin”, u shpreh gazetari në Klan Kosova.

I njëjti tha se çështja është zgjidhur paqësisht.

lajme të ngjashme