Tentim-vrasje në Prishtinë NULL NULL 15.08.2024 10:47 15.08.2024 10:47 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Një burrë ka njoftuar se derisa ka qenë me automjetin e tij, persona të panjohur me veturën e tyre në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Sipas policisë, dy plumba ia kanë qëlluar automjetin. Rastin në fjalë, policia e ka cilësuar si “Tentim vrasje”. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me automjetin e tij, person-a të panjohur me veturën e tyre në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku dy plumba i kanë qëlluar automjetin. Përveç dëmeve të shkaktuara, nuk ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport, njofton Klankosova.tv.