Tentim vrasje në Fushë Kosovë, dy persona përfundojnë në spital NULL NULL 13.03.2026 08:38 13.03.2026 08:38 Pasditen e së enjtes ka ndodhur një vrasje në tentativë në Fushë Kosovë. Siç raporton policia, një burrë është arrestuar pasi që i njëjti si pasojë e një mosmarrëveshjeje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi, transmeton Klankosova.tv. Bëhet e ditur se gjatë përleshjes fizike dy personat kanë marrë lëndime, ku i dyshuari pas tretmanit mjekësor është liruar, kurse viktima mbetet për tretman të mëtutjeshëm. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar, arma e zjarrit (pistoleta me gaz), një karikator, 10 fishekë me gaz dhe tri gëzhoja me gaz. Po ashtu dhe nga çanta e të dyshuarit janë konfiskuar edhe 10 fishekë të tjerë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.