Tentim-vrasja në Prishtinë, policia jep detajet NULL NULL 02.07.2025 10:01 02.07.2025 10:01 Është i arrestuar personi me iniciale Z.K., i dyshuar për të shtënat me armë të cilat ndodhën pak ditë më parë në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Policia bën të ditur se i dyshuari është paraqitur dje në stacionin policor bashkë me avokatin e tij. Tutje bëhet e ditur se i dyshuari ka njoftuar për vendndodhjen e një pistolete që dyshohet se është përdorur në rast dhe e cila është sekuestruar, njofton Klankosova.tv. Me vendim të prokurorit, Z.K., pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Dyshohet për gjuajtje me armë në Prishtinë