Tentim vrasja e prindit, Policia aktivizohet për kapjen e djalit të dyshuar nga Deçani NULL NULL 05.02.2026 20:57 05.02.2026 20:57 Policia e Kosovës Foto: Ilustruese Policia e Kosovës është aktivizuar për ta kapur të dyshuarin në Isniq të Deçanit, i cili mesditën e së enjtes dyshohet se tentoi ta privonte nga jeta babanë e tij. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha për Klan Kosova se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”, transmeton Klankosova.tv. I njëjti shtoi se viktima, pasi është goditur me sëpatë dhe u trajtua në spital, tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetë. Prokurorja e krimeve të rënda ka autorizuar policinë për lokalizimin e personit të dyshuar”, ka thënë Nikçi. E rëndë në Deçan, djali dyshohet se goditi me sëpatë babain