Tentim-grabitja në Veternik: Gjendja e të plagosurve e rëndë, po trajtohen në Intensivë NULL NULL 18.03.2025 11:12 18.03.2025 11:12 Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës Dy persona janë plagosur ditën e djeshme gjatë një tentim-grabitje që ndodhi në hapësirat e jashtme të Qendrës Tregtare “Albi Mall”. Njëri nga ta punëtor i sigurimit, e tjetri nga grupi i të dyshuarve, janë në gjendje të rëndë. Lidhur me gjendjen e tyre, detaje dha shefi i Intensives, Shaqir Uka, tha për Klankosova.tv se të plagosurit janë në gjumë me barna dhe të kyçur për aparatura mjekësore. Ai theksoi se gjendja e tyre po monitorohet 24 orë. “Gjendja e përgjithshme e tyre vazhdon me qenë e rëndë. Pacientët e plagosur me armë zjarri pas ekzaminimeve dhe trajtimit kirurgjik në sallën operative e cila është kryer dje, janë sjellur për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Qendrën e Mjekimit Intensiv Qendror ku po vazhdojnë të marrin trajtim edhe më tutje. Ne jemi në fazën kur tentojmë ta bëjmë stabilizimin e tyre mjekësor të këtyre parametrave vitalë. Të dy qëndrojnë të fjetur me barna, të kyçur për aparatura mjekësore dhe po monitorohen 24 orë”, theksoi ai për Klankosova.tv “Ishin të uniformuar dhe të armatosur me AK 47”, punëtori i sigurimit jep detaje për tentim-grabitjen në Veternik