“Ishin të uniformuar dhe të armatosur me AK 47”, punëtori i sigurimit jep detaje për tentim-grabitjen në Veternik NULL NULL 18.03.2025 09:25 18.03.2025 09:25 Një tentim-grabitje ka ndodhur ditën e djeshme në hapësirat e jashtme të “Albi Mall” në Veternik. Cak kishte qenë automjeti i një kompanie të sigurimit që bartte para. Dy persona u plagosën në këtë ngjarje, një nga kompania e sigurimit dhe njëri nga grupi i grabitësit. Lidhur me ngjarjen, ka folur një punonjës i kompanisë “Istanbul Ozel Guvenlik”. Genc Berisha, tha se grabitësit ishin të uniformuar edhe të armatosur me armë të gjata AK 47. “Tani për tani, sipas pamjeve në kamerat e sigurisë rreth 4 persona të pajisur me uniforma dhe me armë ushtarake AK 47 kanë sulmuar në pritje në pritë pjesëtarët e sigurisë te kompanisë tonë në detyrë, me ç’rast te njëjtin janë përgjigjur me armë dhe si pasojë ka mbetur i lënduar njeri nga pjesëtarët e ekipit tonë, edhe 1 grabitës i nacionalitetit serb, deri tani e konfirmuar! Meqenëse nuk kemi humbje materiale në aspektin e parave gjatë këtij sulmi dhe bazuar në veprimet e sulmuesve, dyshoj dhe kam arsye të forta të besoj, se ky sulm me së paku ka pasur cak pjesëtarët e kompanisë sonë në vend ngjarje”, ka deklaruar ai. Një i arrestuar e tre në arrati, çka dihet deri më tani për tentim-grabitje në Veternik?