Tensionet me Athinën: Bushati takim me homologun grek Kotzias NULL NULL 02.03.2017 19:46 02.03.2017 19:46 Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati është duke zhvilluar një vizitë pune në Athinë, ku është takuar me homologun grek Nikos Kotzias. Ministrat kanë biseduar gjerësisht për çështjet që prekin marrëdhëniet dypalëshe, me fokus, përfshirë këtu disa marrëveshje dhe rrugën europiane të Shqipërisë, si dhe tek situata në rajon pas tensioneve të krijuara në Maqedoni. Bushati dhe Kotzias kanë biseduar kokë më kokë dhe më pas kanë shkuar për të asistuar bisedimet mes komisioneve të përbashkëta të punës. Takimet janë zhvilluar pa praninë e mediave. Ndërkohë, gjatë mbrëmjes Kotsias do të presë ministrin shqiptar edhe në një takim privat. /TCh *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025