Tensione në Kuvendin e Shqipërisë – Berisha bllokon foltoren, mbyllet seanca NULL NULL 12.09.2025 10:39 12.09.2025 10:39 Sali Berisha, foto nga Arkiva Seanca e parë e legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me debate dhe tensione nga ana e opozitës, pas kërkesës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha për të mbajtur fjalën për procedurë. Berisha bashkë me deputetët demokratë, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe të tjerë bllokuan foltoren e Kuvendit, nga ku Berisha vijonte të fliste më gjithë kërkesën e vazhdueshme të drejtuesit të seancës, Vasil Llajo, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Mes debatesh u votua komisioni për verifikimin e mandateve ndërsa seanca e radhës u vendos për sot në orë 17:00.