Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tenistja kosovare po mahnit Suedinë

NULL NULL
nga Jon Ajeti 09.07.2021 12:46

Linea Bajraliu po tregohet shumë e suksesshme në sportin e tenisit në shtetin e Suedisë. Së fundi, ajo ka arritur ta fitojë turneun më të madh në këtë shtet për grupmoshat deri në 15 vjeç.

Në këtë garë, çdo vit mblidhen tenistët më të mirë nga shtatë regjione të Suedisë, teksa 14 vjeçarja e ka fituar këtë turne edhe në vitin 2018, njofton Klankosova.tv

Performanca dhe talenti i Bajraliut ka mahnitur edhe suedezët, të cilët e shohin tenisten me prejardhje nga Kosova si talente shume premtuese.

Pas këtij suksesi , ajo do të paraqitet në kampionatin evropian U-14 (individual), ku do ta përfaqësoj Suedinë.

lajme të ngjashme