Tenderi për thëngjillin e KEK-ut, ankohet VK Construction (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 28.10.2022 20:41 nga Flamur Gajtani 28.10.2022 20:41 Korporata Energjetike e Kosovës ka nisur nga java e kaluar shitjen e thëngjillit për shtëpi e biznese. Për këtë KEK-u kishte hapur ofertën për të bërë ngarkesën e transportin e qymyrit. Nga 4 sa aplikuan, fituese u zgjodh kompania që nuk kishte çmimin më të ulët të ofertimit si kusht i kërkesës. E për këtë po ankohet, ofertuesi me çmimin më të ulët. Por, për Korporatën Energjetike, zgjedhjen e fituesit e përcaktoi çmimi i transportit. Nga pala ankuese paralajmërojnë edhe kallëzim penal nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.