Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tendenca, vetulla si pemë Krishtlindjesh

NULL NULL
23.12.2017 19:00

Ky ka qenë një vit interesant për vetullat, kur u bë trend microblading, apo dekorimi i tyre.

Në vjeshtë pastaj doli tendenca e vetullës shigjetë, e më pas “vetulla kurorë”, por duket se nuk ka mbaruar me kaq.

Edhe për Krishtlindjet vetullat kanë variantin e tyre festiv. Femrat vendosin xhingla në vetullat e tyre për tu dukur si një pemë Krishtlindjesh në miniaturë.

Trendi nisi nga përdoruesja e Instagramit, Taylor R. dhe gjithçka mori udhë më pas. Në thelb, duhet të ndani vetullën në formën e degëve të pemës dhe ta plotësoni atë me bizhu, xhingla dhe gjëra të tjera të shndritshme, shkruan tch. Madje ka dhe nga ato që kanë lyer vetullat ngjyrë jeshile.

Shihni në më poshtë tendencat e Instagramit.

lajme të ngjashme