Ten Hag mohon raportimet: Kam mbështetje nga lojtarët, është parë shumë herë gjatë këtij sezoni NULL NULL 05.12.2023 14:45 05.12.2023 14:45 Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka mohuar raportimet që një pjesë e lojtarëve janë kundër tij. Ten Hag, u shpreh i sigurt se lojtarët janë duke e përkrahur atë, duke shtuar se e kanë dëshmuar në disa ndeshje, transmeton Klankosova.tv. “Jam i sigurt që lojtarët më mbështesin mua”, ka thënë Ten Hag në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Chelseat. “Lajmet në media nga lojtarët nuk janë të vërteta. S’ka probleme, s’ka kaos në dhomën e zhveshjes”. “Ju mund të shihni këtë në rikthimin ndaj Brentfordit, Burnleyt, Fulhamit. Çdo herë ekipi ishte aty, tregoi karakter, qëndrueshmëri dhe vendosmëri, kështu që ne jemi bashkë”. Përndryshe, ndeshja mes Unitedit dhe Chelseat zhvillohet nesër duke filluar nga ora 21:15. /Klankosova.tv.