Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Temperaturat sot arrijnë deri në 33 gradë

NULL NULL
15.05.2020 08:31

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore me ç`rast temperaturat sot do të arrijnë deri në 33 gradë celzius.

“Këto masa të ajrit do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave maksimale, duke bërë që dita e premte të regjistroj temperatura rekorde për muajin që jemi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius”.

“Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që kontakti direkt me diellin nga ora 10-17 të jetë sa më i kufizuar. Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, bën me dije IHMK, transmeton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.