Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura NULL NULL 05.07.2025 17:22 05.07.2025 17:22 Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim përmes së cilit ndalohet rreptësisht ndezja e zjarreve të në të gjitha ambientet e hapura, përfshirë djegien e mbeturinave, pyjeve, fushave, livadheve, ndezjet për rekreacion, piknik si dhe ndezjet e fishekzjarrëve. Sipas vendimit, ndezja e zjarreve është vepër penale dhe se shkelësit e këtij vendimi do të përballen menjëherë me masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi. “I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë këtë vendim, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr ose përhapje të tij”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. MPB-ja i ftoi qytetarët që në rast të vërejtjes së zjarrit ose rrezikut për zjarr, të lajmërojnë organet kompetente në numrin emergjent 193 ose Policinë e Kosovës në 192. Ditëve të fundit, si shkak i temperaturave të larta, vendi është përballur me shumë vatra zjarri, ku në disa raste janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 47 minuta më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 9 orë më parë