Temperaturat e larta, IHMK: Kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit NULL NULL 07.07.2024 07:53 07.07.2024 07:53 Foto ilustruese e motit me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Ky institut ka bërë thirrje që të bëhet kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, përcjell Klankosova.tv. “Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike.Preferohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP (Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik). KUJDES kontaktit direkt me rrezet e diellit për shkak të indeksit UV të lartë”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.