Tema të nxehta sot në Sports Show në Klan Kosova NULL NULL 29.09.2024 16:22 29.09.2024 16:22 Organizimi i Kampionatit Evropian, U-21 nga Shqipëria dhe Serbia solli reagime të ashpra në Kosovë. A po ndihen shqiptarët nga Kosova të tradhtuar nga vendimi i Federatës shqiptare të futbollit për të bashkëpunuar me Serbinë? Për herë të parë flet Lorik Cana. Si e priti lajmin ish-kapiteni kuq e zi? Ndërkohë futbolli në vendin tonë nuk po gjen qetësi. Një hulumtim nga Albanian Post ka akuzuar kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin për një skemë korruptuese brenda FFK-së. Flasin dy të apostrofuarit, Avni Haxhiu dhe Arben Zeqiri. Cila është e vërteta? Kush nuk po e do Edon Zhegrovën në kombëtaren e Kosovës? Për këto dhe shumë çka tjetër diskutojmë në emisionin Sports Show sonte me fillim në ora 21:30. Mos e humbisni!