Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Telekomit të Kosovës i ndahen 20 milionë euro hua për investime kapitale nga qeveria

NULL NULL
16.12.2022 22:03

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ia kanë ndarë Telekomit të Kosovës 20 milionë euro hua, që sipas tij do të përdoren për investime kapitale.

Kurti në mbledhjen e qeverisë, që është mbajtur sot, thotë se këtë vit për herë të parë nga viti 2015, kjo ndërmarrje ka bilanc financiar pozitiv, njofton Klankosova.tv.

“Telekomit të Kosovës i ndamë 20 milionë euro hua të cilat do të përdoren për investime kapitale. Sivjet, për herë të parë nga viti 2015, kjo ndërmarrje publike ka bilanc financiar pozitiv”, ka thënë Kurti.

 

lajme të ngjashme