Të zhdukurit e Ferizajt: Doli të marr bukë, s’u gjet as pas 26 vjetësh (VIDEO) NULL NULL 16.04.2025 20:27 16.04.2025 20:27 Herën e fundit që e panë familjarët ishte para 26 vjete. Sanije Muhaxheri më 16 prill të 99-tës doli nga shtëpia e saj në Ferizaj për të sigurar ushqim për familjen dhe për UÇK-në. Atë e kidnapuan forcat serbe dhe bashkë me dhjetra shqiptarë të tjerë u zhdukën nga ajo kohë. Familjarët e 15 personave që po konsiderohen të pagjetur të mërkurën u mblodhën për homazhe për të iu lënë disa lule shprese në përvjetorin e 26-të. Vajza e Sanije Muhaxherit në atë kohë ishte 12 vjecare, por e ëma ia kishte lënë amanet familjen. Të njëjtën ditë forcat serbe I kidnapuan 41 civilë shqiptarë. Trupat e 26 prej tyre janë gjetur e të tjerët ende konsiderohen të zhdukur. Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: