Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të shtënat me armë në Prishtinë, Policia aktivizohet për kapjen e të dyshuarve

NULL NULL
12.06.2025 09:39

Mbrëmjen e së mërkurës pati gjuajte me armë zjarri në rrugën “Zija Shemsiu” në Prishtinë, afër shkollës “Hasan Prishtina”.

Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi sot zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Kaltrina Shala.

Ajo tha se Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për mbledhjen dhe grumbullimin e informacioneve.

“Ju njoftojmë se dje ka pasur të shtëna me armë, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për mbledhjen dhe grumbullimin e informacioneve për rastin në fjalë”, tha Shala.

Mbrëmë, Klankosova.tv raportoi ekskluzivisht lidhur me rastin.

lajme të ngjashme