Të shtëna në Elbasan, një i plagosur NULL NULL 07.02.2018 21:20 07.02.2018 21:20 Banorët e zonës pranë vendit të njohur si “Kryqëzimi i Cërrikut” në Elbasan u tronditën nga të shtënat me armë zjarri në orët e mbrëmjes së kësaj të mërkure. Policia njofton se rreth orës 19:40 minuta, 23 vjeçari me inicialet R.Ç., ka mbetur i plagosur pasi në drejtim të tij është qëlluar me pistoletë. Autorët e sulmit, thotë policia, mbeten ende të paidentifikuar, shkruan Top Channel. Policia e Elbasanit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ngritur pika kontrolli në zonën përreth vendngjarjes. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale armën e krimit. Policia thotë se ka shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet për zbardhjen e saj. 23 vjeçari, pronar i një motoservisi në Elbasan, është shoqëruar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.